Gert Bogdani është kandidati i dytë zyrtar që do të hyjë në primaret e PD-së për përcaktimin e kandidatit që do të garojë përballë Erion Veliajt në Tiranë.
Përmes një deklarate nga selia e PD-së, Bogdani u shpreh se Tirana ka nevojë për ndryshim dhe se momenti për këtë ndryshim është tani.
“Kam bindjen e plotë se Tirana ka ende potencialin ku të rinjtë vijnë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Kam bindjen e plotë se Tirana do të jetë qyteti i të gjithëve, Tirana ka nevojë për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani.
Rimëkëmbja do të vijë me një program që vendos prioritetet e duhura dhe i rijetëzon përmes konsultimeve me intelektualë. Një program që ka në qendër qeverisjen me përkushtim”, tha Bogdani ndër të tjera.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.