“Kam djegie në 15% të trupit, në këmbë, duar dhe madje në vesh. Dhimbja është kaq e madhe sa kur mjekët më ndryshojnë fashat më zë gjumi”.
Kështu tregon këngëtari i njohur italian Gianni Morani nga spitali Bufalini në Cesena, ku prej 3 javësh qëndron për shkak të djegieve që ka marrë pasi ra në një gropë me zjarr, ndërsa pastronte kopshtin e tij.
“Me kalimin e ditëve trembem përherë e më shumë pasi e kuptoj për rrezikun që kalova dhe sa me fat që isha. Fatmirësisht shpëtova jetën, sepse kur bie në një gropë me zjarr është e tmerrshme.
U kapa me forcë në një rrënjë që digjej për të dalë jashtë. Gjëja e dytë e rëndësishme është që shpëtova fytyrën”, shton këngëtari.
“Kam pasur djegie të mëdha në të dyja duart, gjunjët, pak në vithe, pastaj një djegie në shpinë dhe vesh. Mendoj rreth 15%”, thotë ai.