Extra Gigi D’Alessio rrezikon 4 vjet burg për evazion fiskal

Gigi D’Alessio rrezikon 4 vjet burg për evazion fiskal

Këngëtari i njohur italian Gigi D’Alessio ndodhet në telashe, pasi prokuroria e Romës ka kërkuar 4 vjet burg për evazion fiskal. Mediat italiane raportojnë se këngëtari ka mashtruar organet tatimore.

Historia ka të bëjë me një hetim të vitit 2018, i cili kishte të bënte me një hipotezë për evazion fiskal nga këngëtari për rreth 1.7 milionë euro. Sipas aktakuzës, artisti në vitin 2019 nuk kishte deklaruar fitime për disa milionë euro, duke mashtruar organet tatimore.

Dënimi për këngëtarin pritet të jepet më 9 nëntor, ndërkohë që bashkë me të janë të përfshirë në të njëjtën aferë edhe katër persona të tjerë.