Ginkgo biloba është një pemë e lashtë kineze dhe në të njëjtën koha pema më e vjetër në botë. Gjethet e saj janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për trajtimin e çrregullimeve me qarkullimin e gjakut, për të përmirësuar kujtesën dhe dhimbjet e këmbëve. Duke u konsideruar si një fosil i gjallë, kjo pemë i ka mbijetuar shume dukurive kataklizmike. Pjesë të fosileve të ginkgos datojnë mbi 200 milionë vjet më parë.
Ginkgo Biloba, e njohur gjithashtu si Maidenhair Tree, është një specie unike peme, e vetme në llojin e saj. Ginkgo Biloba është e famshme në Kinë dhe ka qenë për rreth 5 shekuj trajtim për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe dobësimin e flokëve. Aftësitë shëruese dhe rigjeneruese të Ginkgo Biloba rrisin qarkullimin e gjakut në të gjithë skalpin, duke ndrequr rënien e flokëve gjithashtu.
Kjo bimë kineze e mrekullueshme është e pasur me ushqyes dhe vitamina të rëndësishme E & A të cilat sjellin në jetë të gjitha proceset e skalpit.
Teste të shumta klinike kanë treguar se kur të gjitha këto suplemente veprojnë me skalpin njerëzor, gjendrat e flokëve menjëherë fillojnë proceset e riparimit dhe rigjenerimit, duke siguruar flokë me fuqi të mjaftueshme për tu rritur sërish.
Gjethet e saj dhe farat janë përdorur për shekuj në mjekësinë e lashtë kineze, kryesisht për trajtimin e astmës, sëmundjet e bronkeve dhe mushkërisë, si dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Ndryshe kjo pemë quhet dhe Burimi i Rinisë, ndërsa druri i saj përdoret për mobilje.
Ginkgo përmban shumë substanca të ndryshme të cilat ndahen në dy kategori kryesore Terpenoide (të cilat ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut) dhe Flavonoide (të cilat konsiderohen të jenë antioksidantë të fuqishëm qe ngadalësojnë plakjen e qelizave). Ai gjithashtu përmban edhe ginkgolide dhe bilobalide, roli i të cilëve është të parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, dhe në të njëjtën kohë rrit përmirësimin e qarkullimit venoz.
Përbërës të tjerë të pranishëm janë aminoacidet, të cilat i japin qelizave strukturën e tyre dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave ushqyese si dhe proantocianidina, acid ginkgolik, acidi askorbiki dhe karotenoide. Përbërës tjetër i pranishëm është quercitina, e cila është një nga flavonoidet më të studiuara dhe një antioksidant më i fortë se vitamina E.
Efektet kryesore te Ginkgo biloba janë mbrojtja e metabolizmit, forcimi i sistemit imunitar, parandalimi i formimit te tumoreve dhe ndihmesa në funksionimin e shëndoshë të trupit dhe organeve. Ginkgo mbron trupin në tërësi, përmirëson qarkullimin e gjakut në duar, këmbë dhe veçanërisht ne tru, duke e bërë trupin dhe mendjen shumë më të gjallë dhe vigjilente. Ajo është gjithashtu bima medicinale më e përdorur për luftimin e sëmundjeve degjenerative te trurit, çmendurisë, dhe për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes se Parkinsonit dhe Alzheimerit.
Ginkgo Biloba përdoret prej shumë kohësh për mbarëvajtjen e aparatit të dëgjimit, në sindromën e marrjes së mendve, kundër migrenës, mirëfunksionimin e gjakut, uljen e inflamacionit si dhe përmiresimin e sistemit mendor dhe të trurit. Ginkgo zbut efektet negative të aktivizimit të trombociteve dhe çrregullimeve të lidhura me sëmundjet depresive. Ai ndihmon për ankthin, glaukomen, përmirëson memorien dhe të menduarit, dëmtimet e retinës dhe sindromat premenstruale. Disa njerëz e përdorin atë për të trajtuar performancën e tyre seksuale, diabetin, problemet respiratore të astmës si dhe sëmundje të tjera të lidhura me moshën dhe rënien e imunitetit.
Sipas konfirmimeve të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit studimet kanë treguar se Ginkgo Biloba përmirëson qarkullimin e gjakut duke hapur enët.
Studime të tjera të avancuara sugjerojnë se ai mbron qelizat nervore që dëmtohen nga Alzhaimeri dhe ka disa efekte pozitive tek njerëzit që vuajnë me këtë sëmundje. Përmirëson të mësuarit dhe kujtesën si dhe sjelljen sociale dhe ul ndjenjat depresive.
Në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, përbërësit ginkgo janë ndër suplementet bimore më të shitura.
Përdorimi i sugjeruar: ½ lugë çaji me ujë të ngrohtë në mëngjes.
Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që kanë fëmijën në gji. Njerëzit që marrin ilaçe për hollimin e gjakut duhet të konsultohen me mjekun.
Sipas studiuesve italianë, ky ekstrakt madje mund të shfrytëzohet edhe si terapi alternative kundër migrenës.