Extra Gjahtari vret krokodilin monstër që frikësonte banorët e Floridas prej 80 vitesh

Gjahtari vret krokodilin monstër që frikësonte banorët e Floridas prej 80 vitesh

Një gjahtar nga Misisipi publikoi në rrjetet sociale disa foto, ku tregon se ka vrarë një krokodil gjigand në një liqen në jug të Floridas.

Krokodili 4 m i gjatë që peshonte më shumë se 400 kg dyshohet se jetonte prej më shumë se 80 vitesh në ujërat e liqenit dhe ishte një shqetësim për banorët e zonës, pasi shpesh herë ushqehej me bagëtitë e tyre.

Doug Borries, një gjuetar me përvojë që zotëron televizionin Dynamic Outdoors e shfaqi prenë e tij në faqen e tij në Facebook.

Ai ka grumbulluar nëntë rekorde botërore dhe 36 rekorde shtetërore për arritjet e tij si në gjueti ashtu edhe në peshkim.