Vijon të jetë i lartë numri i personave që humbin jetën për shkak të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar”.
Gjatë 24 orët e fundit janë konfirmuar 122 raste të reja.
”Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.”
Numër i lartë të shëruarish. 141 pacientë kanë kaluar sëmundjen orët e fundit.
Megjithatë vijojnë të shtohen pacientët e shtruar në spital.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.