Kryesore Gjashtë viktima dhe 138 raste të reja me Covid

Gjashtë viktima dhe 138 raste të reja me Covid

Gjashtë qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin këtë të hënë duke e çuar në 3,140 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Viktimat ishin një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm. Nga 1836 testime të kryera janë konfirmuar 138 qytetarë të infektuar me Covid. Harta e përhapjes së virusit është tkurrur në 27 bashki, ku Tirana kryeson sërish listën me 51 raste, e ndjekur nga Fieri me 18, Berati me 12 dhe Mallakastra me 8 raste.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.