E ndërsa prej disa ditësh vijon ulja e rasteve të reja me Covid në Shqipëri, numri i fataliteteve është shqetësues.
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë shënuar 187 raste të reja me virusin.
Rastet e reja kanë dalë nga 2102 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 974 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 257,091 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 7,980 qytetarë pozitivë me COVID.
111 persona janë të shtruar në spital, 16 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.