Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e Covid-19.
Viktimat janë një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç, një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.
Rastet e reja- Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 4011 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 286 qytetarë.
138 raste pozitive janë në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 5,201 pacientë aktivë me Covid-19.
Situata në spitale– Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 286
Të shëruar në 24 orë 349
Të shtruar në spitale 118
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4011
Testime totale 1,456,072
Raste pozitive 207,221
Raste të shëruara 198,833
Raste Aktive 5,201
Humbje jete 3,187
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,545
Fier 579
Durrës 362
Shkodër 339
Elbasan 307
Vlorë 239
Gjirokastër 222
Berat 219
Lezhë 135
Korçë 105
Kukës 73
Dibër 69