311 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ky është edhe numri më i lartë i rasteve ditore që nga nisja e pandemisë.
“100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan”.
Fatkeqësisht gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53-vjeçar nga Fieri, një 59-vjeçar dhe një 61-vjeçare nga Prrenjasi, një 61-vjeçar nga Korça, një 65-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
85 janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 10,893.
Në spitalet Covid janë të shtruar 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Numri i rasteve pozitive që prej nisjes së pandemisë ka shkuar në 20,004 ndërkohë që kanë humbur jetën 493 persona.