Shikoni gishtin tuaj të madh. A është shumë më i gjatë se të tjerët? Nëse është, kjo do të thotë që jeni shumë i zgjuar dhe kreativ. Ana negative mund të jetë vështirësia për tu përqendruar në realizimin e projekteve.
Nëse gishti juaj i madh është më i vogël se të tjerët, ju jeni shumë punëtorë. Është e lehtë për ju, që t’i bëni njerëzit të pajtohen me mendimet tuaja. Jeni negociator dhe plotësoni detyrat tuaja në mënyrë efikase.
Gishti i dytë
Gishti i dytë është i lidhur me cilësitë tuaja të lidershipit. Sa më gjatë, aq më në krye të njerëzve jeni! Kjo gjithashtu do të thotë se jeni energjik dhe i shkathët dhe gjithmonë besoni në gjërat që doni. Sipas disa legjendave në Indi, nënat nuk i lejonin djemtë e tyre të martoheshin me gra që kishin një gisht më të gjatë, sepse ato besonin se ishte tregues negativ.
Nëse gishti juaj i dytë është më i shkurtër, do të thotë që ju jeni nxitoni në gjërat që bëni dhe jeni të matur. Ju gjithmonë i mendoni gjërat dhe prisni shansin, për të bërë atë që duhet të bëni.
Gishti i tretë
Sa më i gjatë gishti juaj i tretë i këmbës, aq më dinamikë dhe më të shkathët jeni në punën tuaj. Objektivi juaj kryesor është që të arrihet suksesi në fushën tuaj të punës. Sipas traditës kineze ky gisht është i lidhur me energjinë dhe vullnetin. Kjo gjithashtu do të thotë se ju jeni perfeksionistë.
Nëse gishti juaj i tretë është më i shkurtër, ju jeni natyrë e qetë dhe shijoni kënaqësitë e vogla në jetë.
Duket se asgjë nuk mund t’ju nervozojë. Disa mund të thonë se ju jeni dembelë dhe ju mungon iniciativa, por motoja juaj është: Jeta është e shkurtër, kështu që kënaqemi duke i marrë më të mirat asaj!
Gishti i katërt
Nëse gishti juaj i katërt është i gjatë dhe i drejtë, familja për ju vjen gjithmonë në plan të parë. Cilësia juaj më e mirë është aftësia për të dëgjuar problemet e njerëzve. Jeni një dëgjues dhe një këshillues shumë i mirë.
Nëse gishti juaj i katërt është i shkurtër, duhet të provoni të mos shqetësoni shumë për problemet e të tjerëve. Problemet në familje mund të ndikojnë shumë në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Nëse gishti juaj i katërt është më i shkurtër, nuk jeni shumë të përqendruar tek familja dhe lidhjet sentimentale.
Gishti i vogël
Nëse ky gishti është i vogël, jeni shumë fëminor dhe nuk i përballoni mirë përgjegjësitë. Ashtu si fëmijët, ju humbni fokusin lehtë dhe mërziteni.
Nëse jeni në gjendje të lëvizni gishtin tuaj i vogël, nga gishti juaj i katërt, atëherë ju jeni aventurier, simpatikë dhe impulsivë. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë, jeni besnik dhe të paparashikueshëm.