Kreu i LIBRA-s Ben Blushi tregoi sot në Parlament gjatë fjalës së tij edhe një gjëegjëzë në lidhje me Braçen dhe kërkoi përgjigjen e tij
“Unë kam një mace, ta fal ty. Macja që të kam falur ty kafshon rastësisht Taluantin, kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti apo macja?”, tha Blushi.
Fill pas kësaj ka ardhur reagimi i deputeti socialist, i cili akuzoi Blushin se vetë i ka votuar ato koncesione të cilat i kundërshton sot.
“Unë para se të vij këtu çoj vajzën në shkollë. E kur vij këtu, besoj se flas me burra. Kur të kthehet vajza nga shkolla ta jap një përgjigje. Kur fola këtu e kisha fjalën për Bumçin, nuk e di nëse ti dhe Bumçi jeni njësoj. Meqë me adresove një gjëegjëzë, por të adresoj një gjë më të thjeshtë: të lexosh. Hyr në faqen e ministrisë të Financave, dhe lexo ligjin për tatimin e të ardhurave. Unë e di që lexon librat e tu, por lexo edhe ligjin. Unë kam një qëndrim timin për koncesionet.
Unë në këtë sallë nuk kam votuar asnjë koncesion. Por edhe pse ti dole kundër, unë prapë kam votuar kundër koncesioneve. Unë çohem këtu, dhe them se ti nuk di asnjë gjë për koncesionet, se po të kishe, do të kishe bërë minimumin e diferencës, midis koncesionit të skanimit që ngarkon buxhetin e shtetit, që ti e ke votuar dy herë kur ishte në këtë krah, unë nuk e kam votuar. Tani çohu këtu dhe më trego një koncesion të miratuar nga kjo qeveri që ngarkon me barrë edhe buxhetin e shtetit edhe qytetarin. Por ti nuk e kupton”, tha Braçe.