Aktualitet Gjendet e mbytur një grua në Liqenin Artificial në Tiranë

Gjendet e mbytur një grua në Liqenin Artificial në Tiranë

Një grua rreth 60 vjeçe është gjetur e mbytur rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial në Tiranë.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se ajo mund të jetë vetëmbytur.

“Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.