Policia e Tiranës ka bërë të ditur se një shtetase gjermane, rreth 30 vjeç, është gjetur e pajetë në banesën e saj, në rrugën e “Elbasanit”.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave.