Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jeta në banesën e saj në “Rrugën e Qelqit” në kryeqytet. Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka gjetur bashkëshorten e pajetë dhe që ka lajmëruar uniformat e policisë.
Nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.