Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se viktima, Xhelal Skënderi, është punonjës i një prej firmave që operojnë në port, me profesion mekanik.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale.
Dyshohet se viktima mund të ketë rënë në det gjatë natës së kaluar dhe është mbytur.