Një person me inicialet L.D. 30 vjeç është gjetur këtë të mërkurë pa shenja jete dhe pa shenja dhune në liqenin e Farkës.
Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se personi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën 30-vjeçari.