Një djalë i ri është gjetur i vdekur në trotuar në lagjen Nr.17 në Korçë mëngjesin e sotëm rreth orës 03:50.
Sipas policisë, viktima me iniciale G.M. nga Durrësi dyshohet që të jetë vetëhedhur nga kati i 8 (tarraca) i pallatit nën efektin e alkoolit.
Policia e Korçës sqaron se 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tij kishin marrë me qira ditore një hyrje apartamenti në këtin e 8.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës u transportua në morgun e spitalit Korçë për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.