Një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete afër një banese të braktisur në afërsi të stadiumit të qytetit të Koplikut.
Mësohet se viktima është shtetasi A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 33-vjeçarit.
“Në vijim të informacionit paraprak të datës 17.07.2023, që bënte fjalë për gjetjen e një shtetasi të pajetë, afër një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, bëjmë me dije se pas identifikimit ka rezultuar se viktima është shtetasi A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe. Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi Policia.