Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç.
Ai është 32-vjeçari Roland Pula nga Kruja. Ndërkohë, uniformat blu kanë gjetur makinën e autorit, një fuoristradë Mercedes-Benz ngjyrë e zezë. Mjeti u gjet e braktisur tek pompa e ujit në fshatin Gramëz të Krujës.
Ndërkohë, policia thotë se dy drone që filmojnë edhe në errësirë, janë duke monitoruar nga ajri për të zbuluar vendndodhjen e autorit të dyshuar.
Kurse nga toka janë duke krehur zonën forcat RENEA, FNSH e Tiranës, efektivë të Policisë së Krujës e Durrësit.
Vrasja e dy vëllezërve Bardhi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një hasmërie. Gramoz dhe Xhentil Bardhi u qëlluan me armë rreth orës 22:25 në fshatin Gramëz dhe ndërruan jetë rrugës për në spital.