Një bombë e Luftës së II Botërore është gjetur pranë ish-fushën e aviacionit në kryeqytet.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi të shoqëruar edhe me foto në Facebook.
Sipas saj bomba me peshë 500 kg u zhvendos në poligonin e Bizës, nga ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.
“Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, shkruan ministrja.
Ndërkohë që forcat xheniere pas pak javësh festojnë 100-vjetorin e krijimit, Xhaçka shprehet se ato rikonformojnë që janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.