Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati. Rasti është zbuluar në Yzberisht të Tiranës.
“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur”, njoftoi policia.
Mësohet se foshnja është dërguar menjëherë në spital pasi është gjetur, ndërsa nuk sqarohet gjendja e tij shëndetësore.
“Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, u shpreh policia.
Uniformat blu po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.