Forcat e komisariatit nr.1 bëjnë me dije, se në orët e para të mëngjesit, kanë gjetur trupin e pajetë të një personi në Liqenin Artificial të Tiranës.
Sipas policisë, viktima është 57-vjeçari A.I., i cili raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet që ai të jetë vetëmbytur.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.