Politika Gjendja Civile i përgjigjet SPAK-ut: Ilir Meta nuk e ka ndryshuar emrin...

Gjendja Civile i përgjigjet SPAK-ut: Ilir Meta nuk e ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin

Gjendja Civile pranon se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin.

Pohimi konfirmohet në përgjigjen që i është kthyer SPAK, që kërkoi verifikime, nëse Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani.

Kërkesa e SPAK u depozitua më 8 gusht në bazë të hetimeve të prokurorisë për lobim të LSI në SHBA pas një padie nga ish-deputeti Halit Valteri.

Më herët Meta e quajti kreun e SPAK-ut Arben Kraja spurdhjkakun e Partisë Socialiste që ka vendosur t’i shërbejë deri në fund mafias së inceneratorëve.