Ndonjëherë, të kuptosh gratë, është një punë e vështirë. Kjo sepse një “po” e tyre mund të thotë “jo”, ndërsa një “jo” mund të thotë “po”. Për të kuptuar këto kundërthënie dhe për të mësuar më shumë rreth tyre, më poshtë jepen disa gjëra që femrat i duan, por vështirë t’i pranojnë.
Kur i shikojnë
Grave iu pëlqen kur të tjerët i shikojnë, sidomos kur vishen dhe duken bukur. Gratë pëlqejnë kur njerëzit kthehen për t’i parë, apo dhe kur iu bëjnë komente pozitive. Kjo gjë nxit rritjen e besimit dhe vetëvlerësimit, duke iu siguruar një buzëqeshje në fytyrë.
Zilinë e grave tjera
Asnjë gruaje nuk i pëlqen, kur një grua tjetër i shikon partnerin. Kjo bën që të shfaqen shenja xhelozie. Nga ana tjetër, diku thellë në shpirt, gëzohen pasi ato e xhelozojnë për partnerin që ka. Madje ndonjëherë iu vjen të bërtisni me zë të lartë: “Po, ky djalë i pashëm është i imi!”
Kur djemtë flirtojnë me to
Në shumicën e rasteve, gratë e shohin flirtimin si një lojë. Për shembull, një buzëqeshje nga dikush në rrugë, një kompliment nga kolegu, i ndihmojnë gratë të ndihen tërheqëse. Kjo i bën ato të ndihen mirë.
Kur një burrë lufton për të
Është e sigurt që pasi i dashuri juaj zihet me dikë, për ju, ju filloni ta quani atë budalla dhe të sëmurë, momentalisht. Por, ju e dini thellë brenda jush, që ai po ju mbronte dhe kjo ju bën shumë të lumtura. Ashtu si nëpër filma, në ato momente ju ndiheni si një princeshë e brishtë, e cila u shpëtua nga një superhero i vërtetë.
Kur një burrë nuk mendon shumë për paratë
Edhe pse gratë mund të kenë vetë para, nuk e mohon faktin që ato duan pranë tyre një mashkull që nuk mendon shumë kur shpenzon. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por me mënyrën sesi ai i shpenzon për ju. Për shembull, nëse ju do takoheni me të, por jeni vonë. Ai ju paguan një taksi dhe nuk ju lë të udhëtoni me metro apo urban.
Kur marrin diçka falas
Të gjithëve na pëlqen të marrim gjëra falas, pavarësisht nga gjinia. Gratë, për shembull, dëshirojnë të marrin kokteje falas nga tavolina e disa çunave, apo ulje nëpër veshje, të cilat bëhen vetëm për vajzat e bukura. Vajzat i pëlqejnë këto “komplimente”, pasi janë një mënyrë për të shprehur simpatinë ndaj tyre.
Kur një mashkull ka sjellje të guximshme
“Djemtë e këqij” janë gjithmonë trendi. Sidoqoftë, në një moshë të caktuar, femrave nuk iu pëlqejnë djemtë që pijë duhan në oborrin e shkollës. Ato pëlqejnë më shumë meshkujt e guximshëm. Ky lloj burri, është pikë e dobët për të gjitha gratë. Grave iu pëlqen kur ai nuk ka frikë të ndërmarrë hapin i pari, apo kur është i sigurt në vetvete për veprimet e tij.
Kur kanë dy admirues në të njëjtën kohë
Le të flasim sinqerisht! Gratë adhurojnë të kenë më shumë sesa një admirues. Sa më shumë, aq më mirë, për to. Kjo nuk do të thotë se ajo do të ketë romancë me të gjithë, por besojnë se veç atij që kanë në krah, ka dhe të tjerë që e admirojnë. Dhe, kur një grua ndihet e admiruar, ajo është e lumtur.
Kur një burrë ndjek rregulla të vjetra
Jemi në shekullin 21, dhe njerëzit kanë harruar disa sjellje që nuk dalin kurrë në modë. Mbase ju meshkuj nuk e dini, por femrat i adhurojnë ata burra që kanë sjellje të veçantë. Për shembull, gratë adhurojnë kur ju i hapni derën e makinës, tërhiqni karrigen e saj në restorant, apo kur i çoni trëndafila, pa ndonjë rast specifik. Këto gjëra bëhen rrallë në botën moderne.