Bota Gjermanët po i kthejnë shpinën pijes së tyre të preferuar

Gjermanët po i kthejnë shpinën pijes së tyre të preferuar

Gjermanët duket se po i kthejnë shpinën pijes së tyre të preferuar, birrës. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave shitjet e birrës në vitin 2019 ranë në nivelin e 9,2 miliardë litrave, 180 milionë litra, ose 1,9% më pak se sa në vitin 2018.

80% e birrës së shitur ka shkuar për konsum të brendshëm dhe vetëm 20% është eksportuar. Vetëm shitjet drejt vendeve jashtë Bahskimit Europian janë rritur, konkretisht me 3,4%.

Sipas statistikave të publikuar nga “Bild”, shitja e birrës ka rënë me thuajse 2 miliardë litra që prej vitit 1993, ose me 20%.

“Shifrat tregojnë se 2019-a ishte një vit i vështirë për industrinë tonë”, tha për “Bild”, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Gjermanë të Birrës, Holger Eichele. “Nuk kishte as ndonjë ngjarje madhore sportive, si Kupa e Botës”. Megjithatë, ai shtoi se tregu gjerman i birrës mbetet numri 1 në Europë sa i përket sasië së prodhuar dhe varieteteve. Në Gjermani ka 6500 marka të ndryshme birrash.