Qeveria e kancelares, Angela Merkel po përballet me zbulime të reja të shtypit përsa i përket blerjes së kundërshtuar të maskave antiCOVID-19 dhe duke implikuar këtë herë ministrin e Shëndetësisë, tashmë në qendër të kritikave për menaxhimin e pandemisë.
Ministri konservator, Jens Spahn ka bërë blerje, nga shërbimet e tij në pranverë 2020, gjatë valës së parë të pandemisë, të qindra mijëra maskave nëpërmjet grupit gjerman të medias Burda për të cilin punon bashkëshorti i tij, Daniel Funke, sipas dokumenteve të ministrisë transmetuar në dhomën e deputetëve, njoftoi e përjavshmja “Der Spiegel”.
“Porosia kalon nga 570 000 maska FFP2 nga ministria gjë që mund të gjenerojë konflikt interesi nga fakti se bashkëshorti i ministrit punon si drejtor në zyrën e përfaqësisë së Burdas në Berlin”, shkruan e përjavshmja.
“Ministria hodhi poshtë këto dyshime. Kontrata u arrit dhe u përpunua pas marrjes së ofertës duke përdorur një procedurë të standardizuar me çmime të tregut”, siguroi një zëdhënës.
“Bashkëshorti i ministrit nuk u informua kurrë dhe nuk u përfshi në transaksion dhe asnjë komision nuk u pagua”, shtoi Burda në Spiegel.