Kosova Gjermani Peter Beyer zgjidhet raportues i KE për Kosovën, humbet thellë kundërshtari...

Gjermani Peter Beyer zgjidhet raportues i KE për Kosovën, humbet thellë kundërshtari rus

Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njohësve më të mirë gjermanë të zhvillimeve në Ballkan në përgjithësi dhe Kosovë në veçanti, ka fituar garën për raportues të Këshillin e Evropës për Kosovën, me një rezultat të bindshëm. Beyer ka fituar në votimin e sotshëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 33 vota, ndërsa Kondratyev ka marrë vetëm gjashtë vota. Vendimi i sotëm duhet të kalojë edhe nëpër instanca të tjera të Këshillit, por votimi i sotëm konsiderohet si më i rëndësishmi.

Nominimi nga delegacioni rus i përfaqësuesit të tyre Aleksey Kondratjev, ka shkaktuar reagime shumë të ashpra në shumë qarqe. Në veçanti kundër janë shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës Pacolli dhe mbi 40 organizata të ndryshme shqiptare, për shkak të qëndrimeve të Kondratjev kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që kandidati gjerman Peter Beyer, ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë dhe konsiderohet si një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkan. Ai ka kërkuar shpesh arritjen me dialog të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.