Gjermania mposhti 2-0 Danimarkën për të kaluar në fazën çerekfinale të Europianit.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me protagonist kryesor stuhinë që detyroi arbitrin Michael Oliver të ndërpriste ndeshjen për plot 23 minuta.
Në pjesën e dytë, Danimarka gjeti golin në minutën e 48 me anë të Andersen, por gjithçka u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik.
5 minuta më vonë, një prekje e lehtë e topit me dorë në zonë po nga Andersen, u pa e mjaftueshme që salla e VAR-it të thërriste arbitrin për ta riparë episodin. Pasi e shikoi dhe një herë në monitor, gjyqtari u bind të akordonte 11-metërsh.
Kai Havertz u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të kaluar Gjermaninë në avantazh.
Golin e qetësisë e shënoi Jamal Musiala, në minutën e 68, me sulmuesin që nuk gaboi përballë Schmeichel.
Gjermania tani pret në çerekfinale fituesin e çiftit Spanjë-Gjeorgji.