Sipas Peter Altmaier, drejtues i zyrës së kancelares dhe koordinator i qeverinë në çështjet e refugjatëve, një numër i papërcaktuar aplikantësh të cilëve iu është refuzuar azili do të dëbohen nga Gjermania në muajt e ardhshëm.
Në një intervistë me gazetën “Bild” të Gjermanisë, Altmaier tha: “Vitin e kaluar, 80.000 njerëz kishin aplikuar për azil dhe kërkesat e tyre u refuzuan. Ata u kthyen në vendet e tyre të origjinës. Kjo ishte një e statistikë dhe numrat do të vazhdojnë të rriten. Në vitin 2016, u paraqitën 700.000 kërkesa për azil dhe pothuajse 300.000 janë refuzuar. Duam t’i dëbojmë këta persona sa më shpejt, përndryshe kjo do dhunojë kredibilitetin e vendit dhe ligjet e tij”.
Siç është raportuar nga Deutsche Welle (DW), transmetuesi ndërkombëtar i Gjermanisë, nuk është rastësi që Altmaier zgjodhi të nisë një intervistë të tillë aq të shquar me një diskutim rreth dëbimeve të azilkërkuesve. 2017 është një vit zgjedhor dhe politika mikpritëse e kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve ka “lënduar” popullaritetin e saj. Si pjesë e strategjisë elektorale të CDU-së (Lidhjes Kristiane Demokratike) është për t’u argumentuar qëndrimi i Merkelit për “dyert e hapura”, që është tashmë një gjë e së kaluarës.
“Viti 2015 ishte viti i ndihmës humanitare për njerëzit në situata të dëshpëruara. Në vitin 2016 kemi reduktuar në mënyrë dramatike numrin e refugjatëve dhe hodhëm themelet për integrimin e atyre të cilëve iu është dhënë azil. Tani fokusi është në dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë”, tha Altmaier Bild. ”
Sipas DW, shumë prej tyre iu mohua e drejta për të qëndruar në Gjermani dhe nuk largoheshin nëse nuk i dëbonin. Por kushtetuta gjermane, si dhe ligjet ndërkombëtare, e ndalon kthimin pas të tyre në vendet ku ata janë në rrezik. Kjo do të thotë se qeveria duhet të tregojë se vendet e origjinës janë të sigurt në mënyrë që ata ta kenë ndërgjegjen e pastër.
Sipas të dhënave në dispozicion, 3/4 e aplikantëve për azil në vitin 2016 erdhën nga Siria, Afganistani apo Iraku dhe 96% e aplikantëve nga Siria janë konsideruar në nevojë për mbrojtje në vitin 2015. Në të kundërt, sipas shifrave të qeverisë gjermane, numri më i madh i azilkërkuesve të dëbuar në gjysmën e parë të vitit 2016 kanë qenë shqiptarë, kosovarë dhe serbë. Këta vende konsiderohen si “vende të sigurt të origjinës” dhe më pak se 1% e njerëzve që aplikuan për azil nga atje iu dha mbrojtje nga qeveria gjermane në vitin 2015.
Ndërkohë, qeveria federale është përballur me kundërshtimin nga 16 shtetet e krahut të majtë të Gjermanisë, të cilat janë përgjegjëse për kryerjen e dëbimeve.
Në një deklaratë, Günter Burckhardt, shefi ekzekutiv i grupit të advokimit pro-azilantëve, ka thënë: “Tregtia e parave dhe mbështetja ushtarake për të rikthyer pas refugjatët është një grimë e pamoralshme pazaresh që i vë në rrezik jetën atyre që kërkojnë mbrojtje”.