Dorëzimi i armëve më të rënda në Ukrainë, siç janë tanket, sipas ministrit gjerman të Drejtësisë, nuk do të përbënte një hyrje në luftë kundër Rusisë.
Politika gjermane është konsumuar që nga fillimi i konfliktit deri në fund të shkurtit nga pyetja se ”çfarë lloj armësh t’i jepet Ukrainës dhe sa shpejt t’i dorëzohen ato”.
Presioni ka ardhur drejtpërdrejt nga Kievi, ku liderët po i kërkojnë Gjermanisë të sigurojë më shumë armë për të ndihmuar në luftimin e trupave ruse.
Kancelari socialdemokrat Olaf Scholz ka refuzuar të angazhohet për dërgimin e armëve më të rënda si tanke, helikopterë dhe avionë, edhe pse zërat brenda koalicionit të tij të qendrës së majtë që kërkojnë mbështetje më të fortë ushtarake po bëhen më të forta.
Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann i Liberal Demokratëve, partia më e vogël në koalicion, i tha gazetës Welt am Sonntag se ”ligji ndërkombëtar nuk i klasifikon dërgesat e armëve si hyrje në luftë”.
“Pra, nëse Ukraina ushtron të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje, mbështetja e saj duke siguruar armë nuk mund të çojë në bërjen palë në luftë,” theksoi ai në një koment.
Ai tha se ky ”nuk ishte vetëm opinion i tij personal, por i qeverisë gjermane”.