Bota Gjermania dërgon avionët Tornado dhe anijet e luftës në Detin Baltik

Gjermania dërgon avionët Tornado dhe anijet e luftës në Detin Baltik

Gjermania do të dërgojë avionë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar, në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik. Lajmi u bë i ditur nga misioni i gjerman i NATO-s.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin tha se momentalisht nuk mund të jepte detaje për shkak të sigurisë operacionale, raporton Reuters.

Më herët gjatë ditës së sotme, Marina Gjermane shpërndau 6 luftanije të tjera, 4 prej të cilave në Detin Baltik.

Misionet e zbulimit janë misione aktive që kanë të bëjnë me armikun, terrenin ose motin. Këto misione kanë si qëllim të zbulojnë pozicionin, pengesat dhe rrugët e armikut.