Autoritetet shëndetësore në Gjermani bëjnë me dije se udhëtarët që kthehen nga vende me rrezik të lartë për shkak të koronavirusit duhet t’iu nënshtrohen testit ose duhet të provojnë se janë negativë me anë të rezultateve të një tamponi në 48 orët e fundit.
Testimet, të cilat janë falas, deri tani ishin fakultative dhe mund t’i bënte kush dëshironte, por ministri i Shëndetësisë vendosi që kjo gjë të bëheshe e detyruar.
“E kuptoj që kjo gjë është një shkelje e lirive të njeriut, por mendoj së është e justifikueshme”, u shpreh ministri Spahn para mediave.
Vendimi i fundit erdhi si pasojë e shtimit të rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan 1045 persona pozitiv.Në këtë rregull përfshihen udhëtarët që vijnë nga të gjithë shtetet jo anëtare të BE, përveç Britanisë, si dhe pjesë të Spanjës dhe Luksemburgut.