Zvicra për pak ishte duke bërë arritjen e madhe, por tre minuta nga fundi Gjermania barazoi duke e mbyllur grupin në vend të parë me 7 pikë, ndërsa Zvicra e dyta me 5 pikë.
Zvicra tentoi të bënte surprizën ndaj Gjermanisë teksa ishin duke fituar deri në minutën ’92 me një gol të Ndoye. U desh futja në lojë e sulmuesit të Borusia Dortumund, Niclas Fullgruk nga tekniku i Pancerave, Julian Nagelsamn, që t’i shpëtonte nga kritikat.
Gjermania do të sfidojë vendin e dytë të grupit C, atë me Anglinë, Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë, ndërsa Zvicra do të ndeshet me të dytën e grupit B, atë të Spanjës, Kroacisë, Italisë dhe Shqipërisë.