Politika Gjermania krah Shqipërisë, Roth: Po ushtrojmë presion që më 22 qershor të...

Gjermania krah Shqipërisë, Roth: Po ushtrojmë presion që më 22 qershor të merret një vendim pozitiv

Në konferencën për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit gjerman për Europën Michael Roth, ky i fundit tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se Gjermania po punon me trysni që Këshilli i Ministrave të Europës të marrin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, më 22 Qershor.

“Dëshiroj të jem i hapur, ka kolegë e kolege në BE që ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor. Unë përgjigjem gjithmonë që këtu nuk bëhet fjalë për preferencat e mia personale, por për një interes strategjik të spikatur të BE. Ballkani Perëndimor, nuk është oborri i pasmë, por është oborri i brendshëm i Europës. paqja, stabiliteti, mirëqenia, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin europian dhe gjerman dhe theksimi i kësaj për mua është shumë i rëndësishëm. Unë gëzohem që ndodhem sot këtu.

Shumë prej jush janë të frustruar dhe deri në një farë mase të zhgënjyer nga BE, sepse në të shkuarën është bërë shumëçka. Ju të gjithë e dini se ka pasur kushte të tjera për të plotësuar nga Shqipëria, sikundër ka qenë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe prej një periudhe të mirë kohe ne mund të themi, dhe ky është qëndrimi i qeverisë time, Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje, ashtu sikurse mund të thuhet për Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye ne po punojmë me trysni që në datën 22 Qershor Këshilli i Ministrave të Europës të mund të marrin një vendim pozitiv. Duhet që më në fund të nisim”.