Gjermania ka legalizuar përdorimin e kanabisit rekreativ. Sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti Gjerman, kanabisi rekreativ do të mund të përdoret nga personat mbi 18 vjeç, por njëkohësisht rregullat strikte do ta bëjnë të vështirë blerjen e tij në treg.
Vendimi për konsumin e kanabisit në ambientet publike do të hyjë në fuqi më 1 Prill. Mbajtja e deri në 25 g, kanabis do të lejohet në hapësirat publike. Në shtëpitë private kufiri ligjor do të jetë deri në 50 g.
Gjermania dëshiron të minojë tregun e zi, të mbrojë përdoruesit nga kanabisi i kontaminuar dhe të shkurtojë rrjedhat e të ardhurave për bandat e krimit të organizuar.
Gjermania bëhet vendi i nëntë që legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit, i cili është gjithashtu i ligjshëm në disa juridiksione ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.
Disa ligjvënës gjerman vunë në pikëpyetje faktin nëse rregulloret e reja do të kishin shumë ndikim në tregtimin e tij, pasi ata që nuk janë të gatshëm të kultivojnë kanabisin e tyre, mund të preferojnë ende të konsumojnë drogën e rëndë.
Gjatë viteve të ardhshme, qeveria dëshiron të vlerësojë ndikimin e ligjit të ri dhe përfundimisht të prezantojë shitjen e licencuar të kanabisit.
Ndërkohë, konservatorët e opozitës thonë se nëse hyjnë në qeveri vitin e ardhshëm, do ta heqin plotësisht ligjin. Gjermania nuk ka gjasa të bëhet së shpejti Amsterdami i ri i Evropës citon BBC.