Bota Gjermania njeh gjenocidin në Namibi, do të paguajë 1,1 miliardë euro

Gjermania njeh gjenocidin në Namibi, do të paguajë 1,1 miliardë euro

Gjermania ka njohur sot për herë të parë se ka kryer “gjenocid” kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibi gjatë epokës koloniale dhe do të dhurojë 1,1 miliardë euro në ndihmë të zhvillimit për vendin afrikan.

“Ne do t’i kualifikojmë zyrtarisht këto ngjarje për ato që janë nga perspektiva e sotme: gjenocidi”, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në një deklaratë, duke përshëndetur përfundimin e një “marrëveshje” me Namibinë pas më shumë se pesë vitesh negociatash të vështira mbi ngjarjet që u zhvilluan në Afrikën Jugperëndimore të kolonizuar nga Gjermania midis viteve 1884 dhe 1915.

Kolonët gjermanë vranë dhjetëra-mijëra Hereros dhe Namas gjatë masakrave të kryera midis viteve 1904 dhe 1908, të konsideruara nga shumë historianë si gjenocidi i parë i shekullit XX.

“Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne do të kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave për mizoritë e kryera. Në një gjest të njohjes së vuajtjeve të mëdha të shkaktuara viktimave, vendi evropian do të mbështesë rindërtimin dhe zhvillimin në Namibi përmes një programi financiar prej 1,1 miliardë eurosh”, shtoi ai.

Aty thuhet se kjo nuk është një bazë ligjore për kompensim dhe se një njohje e tillë nuk i hap rrugën asnjë kërkese ligjore për kompensim.

Kjo shumë do të paguhet për një periudhë 30-vjeçare, sipas burimeve pranë negociatave, dhe kryesisht do të përfitojnë pasardhësit e këtyre dy popullatave.