Rreth 100 miliardë euro “pastrohen” në Gjermani çdo vit, kjo është arsyeja pse vendi shpesh quhet “parajsë për pastrimin e parave”.
Ekspertët besojnë se në vendin më të fuqishëm evropian ka ende shumë hapësirë për të përmirësuar luftën kundër kësaj forme të krimit.
Në raportin e përgatitur nga organizata ndërqeveritare me bazë në Paris, Financial Action Task Force (FATF) thuhet se autoritetet shtetërore arrijnë të monitorojnë flukset e vetëm një për qind të atyre 100 miliardë lekëve dhe thekson se këto para vijnë nga aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës apo armëve.
Gjermania është e vetëdijshme për përmasat e problemit, por ekspertët e FATF-së thonë se ka mungesë të zbatimit të masave të duhura dhe veçanërisht theksojnë se mund të bëhet shumë për të përmirësuar bashkëpunimin e qeverisë federale dhe rajonale.
Siç u tha, rëndësia ekonomike e Gjermanisë dhe lidhjet e saj të gjera ndërkombëtare e bëjnë vendin shumë tërheqës për këdo që dëshiron të pastrojë paratë e fituara ilegalisht, për shembull përmes kontratave të dyshimta të ndërtimit të pasurive të paluajtshme ose industrisë së lojërave të fatit.