Ditën e djeshme Kroacia u trondit nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ku ka shkaktuar 7 viktima dhe dëme të shumta materiale. Një ndër personat që janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit dhe kanë ofruar ndihmën e tyre ka qenë edhe një djalë nga Hasi i quajtur Alban Morina.
Ai është pronari i një furre buke në Kroaci dhe ka dalë vullnetar të shpërndajë bukë për të dëmtuarit nga tërmeti.
“E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër, në shesh”, ka shkruar Albani në një postim në Facebook.