Sport Gjesti i Ronaldos që po bën xhiron e botës

Gjesti i Ronaldos që po bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dihet që kur flitet për dietë dhe gjëra që duhet të konsumohen, është i fiksuar në maksimum dhe shpesh flet për dietën.

Këtë e ka dëshmuar edhe sot në konferencën për shtyp të Portugalisë përpara ndeshjes debutuese të saj në këtë Europiam.

Teksa konferenca nuk kishte nisur dhe përpara tij kishte dy shishe Coca-Cola prej qelqi (një nga sponsorët kryesorë të Euro 2020), ai i ka zhvendosur duke i larguar dhe duke ngritur shishen e ujit.

Më pas shishen e ujin ua drejtoi gazetarëve dhe tha: “Uji të bën mirë”.