Kryeministri Edi Rama ka thënë se shkrirja e të gjithë sekretariatit të PS-së nuk ka lidhje me ato që ai i quan “spekulime” për Damian Gjiknurin.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes 2-ditore të qeverisë, kryeministri Rama thotë se Damian Gjiknuri e ka bërë punën e tij mirë, përderisa dhe rezultatet kanë folur mirë për Partinë Socialsite.
Edi Rama: Po të nisemi nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdoqoftë, unë nuk di kush nuk mbetet këtu në këtë vend pa u bërë pis, po ju them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kam bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariatit të PS-së nuk ka të bëjë aspak me çfarë spekulohet për Damianin, ai e ka bërë punën e tij mirë. Damiani e ka bërë punën e tij mirë përderisa dhe rezultatet kanë folur mirë për PS. Para se të vënë të tjerët në pozitën që duhet ta bësh për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. Të tjerët nuk kanë parë nga vetja, por i kanë gjetur shkaqet jashtë vetes dhe prandaj janë aty ku janë. Të gjitha janë spekulime që mua nuk më interesojnë. Raporti me drejtësinë i kësaj partie është i ndarë komplet. Lëvizjet tek ne bëhen për shkak të nevojës për të shkuar më lart.