Të lindësh mashkull apo femër nuk varet vetëm nga kromozomet.
Në fakt tek njeriu zbulohet për herë të parë një lloj ”regjisori” që rrit ose ul aktivitetin e gjeneve që përcaktojnë gjininë gjatë zhvillimit të embrionit.
Ky rezultat, që mund të ndihmojë që të kuptohen çrregullimet e zhvillimit seksual, është publikuar në revistën shkencore “Nature Communications” dhe është arritur në Australi, nga instituti “Murdoch Children’s Research Institute” i universitetit të Melburnit.
Pas zbulimit të një rregullatori të “fshehur” që përcakton gjininë e minjve, një mekanizëm i ngjashëm u gjet edhe tek njeriu.
Bëhet fjalë për tri sekuenca gjenetike që quhen “enhancer” (përforcues) që i përkasin asaj pjese të ADN-së që prej vitesh gabimisht është përcaktuar si “mbeturinë” sepse nuk kontrollonte prodhimin e proteinave, por që në të vërtetë është shumë e rëndësishme sepse kontrollon si një ”regjisor” aktivitetin e gjeneve.