Policët sherr me grushte me qytetarët në Vlorë
Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.
Mësohet se punonjësit e policisë kanë qenë në detyrë në Pedonale dhe kanë proceduar me gjobë një shkelës.
Në ketë moment kanë reaguar dhunshëm pronarët e pikës së monopatinave duke çuar në situatën që shihet edhe në videon e mëposhtme.
Mësohet se pronarët e aktivitetit ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.
Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.
Aktualisht Bashkia e Vlorës po pezullon aktivitetin e tyre.