Trajneri Luigi Di Biagio, deklaroi në MCN TV, se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamo City.
Ky vendim vjen pas humbjes me përmbysje ndaj Teutës, në një ndeshje ku ekipi i tij, po fitonte 2-0.
“U tërhoqëm kur shënuam dy herë. Menduam para kohe se kishte mbaruar ndeshja.
Gjithë jetën time, kam qenë njeri i ndershëm dhe korrekt, për këtë arsye sot do të jap dorëheqjen. Me respekt të një klubi të rëndësishëm të një klubi si Dinamo.
Ndoshta nuk kam arritur t’i transmetoj këtyre djemve atë që kisha, në disa ndeshje duhet të bënim më shumë. Jam këtu për të falënderuar klubin dhe drejtuesit për mundësinë. Drejtuesit po bëjnë një punë të madhe për të ngritur klubin.
Duke qenë se gjithë jetën kam qenë i ndershëm dhe për arsyet që kam, do heq dorë nga kontrata dy-vjeçare, sepse nuk dua të bëhem barrë për klubin. Mendoj se në jetën e një njeriu, ndershmëria në situata të tilla është më e rëndësishme.
Në Shqipëri jam ndjerë shumë mirë. Janë disa leksione që më ka thënë babai dhe prandaj tani jam i emocionuar. E vlerësoj shumë shqiptarë dhe më vjen keq që nuk e çova misionin tim deri në fund”, tha Di Biagio.