Aktualitet Gjithë natën “në luftë” me flakët, shuhet zjarri në Zhamë të Lushnjës

Gjithë natën “në luftë” me flakët, shuhet zjarri në Zhamë të Lushnjës

Zjarri në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjes që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së martës është shuar. Aksioni i 30 forcave të ushtrisë dhe 15 forcave zjarrfikëse u ndërpre mëngjesin e sotëm me shuarjen e zjarrit.

Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, mbrëmjen e djeshme në terren shkuan edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore të ushtrisë. Ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol në operacionin e fikjes së zjarrit masiv.

Mbrëmë policia evakuoi disa banorë të fshatit të cilëve u rrezikoheshin banesat. Autoritetet thonë se kanë identifikuar edhe zjarrvënësin, një 58-vjeçar, i cili ndezi zjarr për të djegur mbeturinat.