Pavarësisht se SPAK kërkoi 17 muaj burg për të, GJKKO ka vendosur që ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe të dënohet me 2 vite shërbim prove.
Ky i fundit akuzohet për fshehje pasurie, konkretisht mos deklarimin e një apartamenti në bregdet dhe të dy automjeteve.
Tushe është dënuar më herët për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, dënim që e ka shlyer.
Ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u bë 2 vjet e 4 muaj heqje lirie.
Për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” fajtorë u gjetën edhe 17 zyrtarë të tjerë të Bashkisë, të cilët u dënuan me jo më shumë se 2 vjet burgim.
Ish-kryebashkiakut socialist nuk i lejohet të angazhohet në funksione publike për 5 vite.