Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në burg, të shumëkërkuarin e drejtësisë, Marklen Hakën.
33-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në një banesë ku qëndronte i fshehur në Nikël të Krujës. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të SPAK “Revanshi”.
Para trupit gjykues, Haka ka deklaruar se nuk ka përdorur aplikacionin SKYECC, ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK, mes tyre edhe akuzën e tentativës për vrasje të Durim Bamit.
Ai ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë në një vend tjetër.
“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet se ka thënë Markel Haka.