Kryesore GJKKO rrëzon pushimin e çështjes, detyron SPAK të hetojë guvernatorin Sejko për...

GJKKO rrëzon pushimin e çështjes, detyron SPAK të hetojë guvernatorin Sejko për mikrokreditë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke dalë nga një konferencë shtypi

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar SPAK duke i kthyer edhe njëherë për hetim Prokurorisë së Posaçme kallëzimin e bërë nga Tedi Malaveci kreu i Dhomës së Përmbaruesve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, për të cilin e kishte kallëzuar për “shpërdorim detyre”, lidhur me mikrokreditë.

Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e çështjes, ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK.

Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ia ka kthyer aktet strukturës së posaçme për plotësim hetimesh.