GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Jamambër Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Malltezi u vu në pranga në aeroportin e Rinasit, me urdhër të SPAK.
Ai është nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizanit”.
Nga ana tjetër, Berishës i është caktuar masa detyrim paraqitje dhe moslejim largimi nga Shqipëria, duke i bllokuar pasaportën.
Gjithashtu, mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për bashkëpronarin dhe ndërtuesin e kullave në këtë kompleks, Fatmir Bekteshin.
Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS. Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2 në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarësh. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.
Në cilësinë e personave që kanë dijeni për çështjen në fjalë, gazetarja raporton se SPAK ka marrë në pyetje disa ish-zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin, Gazmend Oketën, Fatmir Mediun, Isa Tolën dhe Vladimir Qirjazin.