Kryesore GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

GJKKO shpalli sot të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

“Komisionerja e Vetingut nuk ka falsifikuar dokumente dhe nuk ka refuzuar apo tentuar te fshehë pasurinë”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Në lidhje me këtë vendim, Çiftja u shpreh pas seancës gjyqësore se asnjëherë nuk ka pasur probleme me pasurinë e saj. Sipas saj, SPAK ka bërë punën dhe se gjykata vendosi drejtësi.

“Shpresoj që ky vendim të publikohet i plotë me qëllim që përgojimi i emrit tim në media të kuptohet qartë cila ka qenë historia. Asnjëherë që në fillim deri më tani, kam pasur 2 kontrolle dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme me pasurinë. SPAK ka bërë punën e tij. Vënia e drejtësisë është nga gjykata jo nga prokuroria”, u shpreh anëtarja e KPK-së.

Çiftja akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Ajo u kallëzua në SPAK nga gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë shkarkuar me vendime të saj, pikërisht se kanë pasur problem me pasurinë.